Trepça ’89 u befasua nga Besa duke u ndalur vetëm me një barazim.
Në kuadër të xhiros së 32-të të Superligës, mitrovicasit barazuan me rezultat 1:1.
Trajneri i Trepçës’89, Shpëtim Idrizi ka thënë se gjyqtari i dëmtoi ata për dy penallti.
“Krijuam shumë raste për shënim, pavarësisht që kishim ditur që na pret një ndeshje e vështirë. U dëmtuam në dy penalti dhe kjo ndikoi direkt në rezultat. Ishin penallti të pastërta, teksa ndikuan negativisht te futbollistët dhe ishte e pamundur për t’u rikthyer”, tha Idrizi.
Tutje ai foli edhe për ndeshjet e mbetura të kampionatit.
Në asnjë moment ne nuk do të dorëzohemi. Janë edhe katër ndeshje deri në fund, ndërkohë që do të japim maksimumin që të mbetemi në Superligë”, përfundoi Shpëtim Idrizi.