Domgjoni protagonist në Turqi!
Mbrojtësi shqiptar, David Domgjoni është bërë protagonist ditën e sotme dukë shënuar golin e vetëm për skuadrën e tij Menemespor në humbjen 4:1 ndaj Keçiorenguçu.
23 vjeçari shqiptar shfrytëzoi bukur një krosim nga goditja e lirë në minutën e 16-të të takimit, për të kërcyer më shumë se mbrojtësit vendas duke shëmuar me kokë golin e avantazhit për ekipin e tij.
Megjithatë vendasit e gjetën golin e barazimit që në pjesën e parë, për të shënuar më pas dhe 3 herë të tjera në pjesën e dytë.
Ky është viti i dytë për Domgjonin tek skuadra turke, pas dy sezoneve të luajtura tek Laçi në Superligën shqiptare.