Paris Saint-Germain ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 2:1 ndaj Lens në kuadër të javës së 35-të në Ligue 1.
Neymar kaloi vendasit në epërsi në minutën e 33-të pas asistimit të Draxler.
Marquinhos e dyfishoi epërsinë në “Parc des Princes” në minutën e 59-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, PSG merr përkohësisht primatin me 75 pikë, dy më shumë se Lille që ka një ndeshje më pak të luajtur.