Futbollisti shqiptar, Armando Broja, është protagonist fitores së Vitesses. Ata sonte si vendas e mposhtën (2:1) me Zwollen.
Broja shënoi në minutën e 27-të e Toure (90+2) dhe për mysafirët Drost në atë të 54-tën.
Pas javës së 31-të në kampionatin holandez, Vitesse renditet në pozitën e katërt me 60 pikë dhe Zwolle është e 13-ta me 35 sosh.
Një gol i rëndësishëm, pasi çoi në 10 numrin e golave të shënuar nga Broja në kampionatin holandez në vitin e tij të parë mes profesionistëve.
Kjo është padyshim një shifër shumë e rëndësishme, pasi lojtari arriti kështu të kalonte atë që kishte bërë Zlatan Ibrahimoviç në debutimin e tij në Eredivisie, ku kishte shënuar 9 gola në vitin e parë.