Holstein Kiel nuk i bëri fare rezistencë skuadrës së mirënjohur, Dortmundit, duke pësuar humbje me rezultat 5:0 në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Gjermanisë.
Dortmundi ishte si vendas dhe tërë punën e kreu për 45 minutat e parë, kur pesë herë shënuan, duke iu falënderuar futbollistëve Reyna (16', 23'), Reus (26'), Hazard (32') e Belingham (42’).
Verdhezinjtë kualifikohen në finalen e madhe dhe do të ndeshen me Leipzig, e cila skuadër mbrëmë pas 120 minutave e eliminoi me 2:1 Werderin në Bremen.
Finalja pritet të jetë e fortë, pasi që janë kualifikuar dy skuadra që po tregojnë lojë shumë të mirë në Bundesliga I.