Futbollisti shqiptar, Mërgim Berisha, nuk ndalet duke shënuar, kësaj radhe në finalen e Kupës së Austrisë.
Ai me Salzburgun shënuan fitore me rezultat 3:0 ndaj LASK, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Worthersee" në Klagenfurt.
Berisha shënoi në minutën e 45-të, ndërsa Aaaronson në atë të 66-tën dhe Mwepu te 88-tën.
Në minutën e 69-të, Daka i Salzburgut dështon nga penalltia.
Berisha u paraqit titullar dhe tregoi lojë shumë të mirë, duke iu gëzuar trofeut të parë për edicionin 2020-2021.