Kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund të kampionatit, edhe pesë finale për Prishtinën, edhe pesë mundësi të arta që skuadra mos ta lëshoj titullin nga duart e saj.
"Gjithçka varet nga suksesi i ekipit, forma jashtëzakonisht e lartë sportive, kthimi i sulmuesit John, forma kryesisht shumë e mirë fizike e futbollistëve, edhe pse fundi i kampionatit, ka mbushur adhuruesit tanë me shumë besim, i ka entuziazmuar të gjithë ata, që më në fund titulli të rikthehet në shtëpi.
Prishtina ka fituar 5 ndeshjet e fundit kampionale, duke llogaritur edhe dy ndeshjet kundër pretendentëve për titull, Ballkanin e Dritën, që të dyja këto në shtëpitë e tyre.
Në 22 ndeshjet e fundit kampionale Prishtina e ka vetëm një humbje me Feronikelin duke arritur 18 fitore dhe 4 barazime.
Prishtina nuk ka pësuar humbje në Podujevë në katër ndeshje të fundit e ku dy prej tyre i ka fituar 2:0 dhe 4:1 dhe dy barazime, 2:2 dhe 0:0.
Andaj, asgjë tjetër veç fitores do të ishte hap i gabueshëm drejt titullit", shkruan në faqen e FC Prishtina.
Java XXXII
Llapi - Prishtina
E diel, 2 maj - ora: 15.00
Stadiumi: "Zahir Pajaziti", Podujevë
Gjyqtarë: M. Bejtullahu, V. Kelmendi, A. Bacaj, D. Çaka