Lazio do të ketë përballë Genoan në kuadër të xhiros së 34-të të Serie A.
“Biancocielestët” kërkojnë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm dhe po hasin në një konkurrencë të jashtëzakonshme nga skuadrat e tjera si Juventusi, Napoli, Milani dhe Roma.
Pikët e plota janë një detyrim në këtë aspekt për Simone Inzaghin. Por, sot është publikuar lista e lojtarëve të ftuar dhe Lazio do të ketë disa mungesa të mëdha në skuadër.
Fjala bëhet për futbollsitët, Luiz Felipe, Acerbi, Gonzalo Escalante dhe Caicedo që nuk do të jenë të gatshëm për këtë takim.
Lajm i mirë është se Vedat Muriqi dhe Thomas Strakosha janë të gatshëm për këtë duel, edhe pse nuk dihet nëse do të startojnë nga fillimi.
Lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Simone Inzaghi për duelin ndaj Genoas