Barcelona në presion të Valencisë

Futboll

Barcelona në presion të Valencisë

Më: 2 maj 2021 Në ora: 11:41
Barcelona në presion të Valencisë

E dielë spektakolare në ekranin e Supersport e pasur me sfida dhe takime vërtet intriguese.

Në La Liga vëmendja më e madhe pas sukseseve të Atleticos dhe Realit do të jetë te dueli i mbrëmjes në Mestalla aty ku Barcelona do të sfidojë Valencian në një ndeshje ku blaugranat duhet ta fitojnë me çdo kusht nëse duan të shkojnë në takimin e javës tjetër ndaj Atleticos me 2 pikë diferencë për të tentuar parakalimin në garën për vendin e parë. Në Itali është dita e skuadrave që rivalizojnë për tre biletat e tjera të zonës Champions.

Juventusi tashmë në vendin e 5-të nuk ka rrugë tjetër veç fitores në transfertën ndaj Udineses ndërkohë që edhe Napoli do të kërkojë të mposhtë Cagliarin në Diego Armando Mardona ashtu si Atalanta që do të synojë maksimumin përballë Sassuolos në Reggio Emilia për të ruajtur vendin e 2-të por edhe për të shtyrë me të paktën një javë festën e Interit.

Në Anglin ë orën 17:30 luhet derbi i Anglisë mes Manchester United dhe Liverpool me The Reds që luajnë një nga shanset e tyre të fundit në garën për një vend në Champions, ndërkohë që në Francë spikat sfida spektakolare mes Monaco dhe Lyon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat