Ronald Koeman nuk e ka vendin e sigurt te Barcelona dhe pasardhësi i tij mund të jetë Ksavi Hernandez. Vazhdimësia holandezit është vënë në diskutim në javët e fundit dhe gjithçka varet nga titulli kampion.
Presidenti i skuadrës, Joan Laporta, ka vendosur se holandezi do të qëndrojë te Barcelona vetëm nëse fiton La Ligën dhe të bëjë dopietë duke ia bashkuar Kupën e Mbretit.
Pas humbjes kundër Granadës, shanset e katalanasve për të triumfuar në kampionat bëhen më të vogla. Tani Barcelona nuk e ka fatin e saj në dorë dhe fitoren e titullit kampion.
Kjo do të thotë se Kuman duhet të shpresojë që të ndalen edhe të tjerët për të qëndruar në stol. Sipas lajmit të “Deportes Cuatro”, Laporta e ka zgjedhur trajnerin e ri dhe bëhet fjalë për legjendën e Barcelonës, Ksavi Hernandez.