Valencia dhe Barcelona zhvillojnë sonte ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në La Liga.
Për katalunasit fitorja është e domosdoshme, pasi në këtë mënyrë do mbante hapin me skuadrën lidere, Atletico Madridin, që ka 76 pikë, kurse kataluansit 71 në pozitën e tretë.
Në anën tjetër, “Lakuriqët” pozicionohen në vendin e 14-të dhe duan që sa më parë të sigurojnë mbijetesën.
Martin Braithwaite, Philippe Coutinho dhe Ansu Fati vazhdojnë të mungojnë te skuadra e drejtuar nga Ronald Koemann, teksa Valencia nuk ka mungesa për sonte.
Formacionet e mundshme:
Valencia: Domenech; Correia, Paulista, Guillamon, Gaya; Wass, Soler, Racic, Cheryshev; Gomez, Guedes.
Barcelona: Ter Stegen; Mingueza, Pique, Lenglet; Dest, De Jong, Busquets, Pedri, Alba; Griezmann, Messi.
Ndryshe, ndeshja mes Valencias dhe Barcelonës zhvillohet nga ora 21:00 në “Mestalla”.