Napoli kërkon fitore

Futboll

Napoli kërkon fitore

Më: 2 maj 2021 Në ora: 14:37
Napoli kërkon fitore

Në orën 15:00 do të startojnë tre sfidat e javës së 34 të Serisë A italiane.

Napoli e cila vjen pas një ecurie të gjatë pozitive do të tentojë fitoren në stadiumin “Diego Armando Maradona” ndaj Kaljarit e cila këto javët e fundit ka arritur të marrë 3 fitore rradhazi duke e mbajtur ende garë për mbijetesë. Vlen të theksohet se Elseid Hysaj e nis titullar këtë takim.

Sfida tjetër është Sasuolo-Atalanta e cila do të luhet në stadiumin “MAPEI” në Rexhio-Emilia nga ku skuadra bergamaske do të kërkojë fitoren për të parakaluar Milanin në vendin e dytë. Kjo ndeshje do të ndiqet me mjaft interes dhe nga tifozët e Interit, sepse në rast barazimi ose humbje të Atalantës, skuadra zikaltër shpallet kampion që sot pas 11 vitesh pritje. Vlen të theksohet se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti e nis në 11-shen titullare këtë sfidë.

Dueli tjetër është Bolonja-Fiorentina e cila do të zhvillohet në stadiumin “Renato Dall’Ara”, ku të dyja skuadrat do të synojnë suksesin për të dalë nga kriza e madhe e rezultateve të fundit.

FORMACIONET ZYRTARE –

NAPOLI – (4-2-3-1): Meret; Di Lorenco, Manolas, Kulibali, Hysaj; Fabian Ruiz, Deme; Lozano, Zielinski, Insinje; Ozihmen. Trajner: Ivan Xhenaro Gatuzo.

KALJARI – (3-4-1-2): Kranjo; Çepiteli, Godin, Karboni; Zapa, Dankan, Deiola, Nandez; Likojanis; Naingolan, Pavoleti. Trajner: Leonardo Sempliçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat