Ish-trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, ka komentuar punën e trajnerit Andrea Pirlo te Juventusi. Kritika të pafundme kanë ardhur për tekniku i bardhezinjëve pasi me të në krye është humbur titulli pas 9 vitesh.
Gjithashtu eksperienca në “Champions League” ishte dështim dhe mbi të gjitha Juventusi nuk ka siguruar kualifikimin për në sezonin e ardhshëm.
Panuçi është rrëfyer për “Gazzetta dello Sport” duke mbrojtur edhe Kristiano Ronaldon: “Po të isha te Juventusi do të thoja që shyqyr që e kemi këtu. Golashënuesi më i mirë është bërë problem papritur?
Në Itali tani mendojmë në të kundërt.
Pirlo? Është e vështirë që të stërvitësh Livornon, Ternanan dhe Shqipëri. Por a mund të jetë problem trajnimi i Juventusit? Kushdo që ka luajtur në nivele të larta e di si ta menaxhojë një dhomë zhveshje kaq të rëndësishme”, tha Panucci.