Luhet ditën e sotme, sfida mes Kastriotit dhe Skënderbeut, e vlefshme për javën 31 në Kategorinë Superiore.
Një sfidë e rëndësishme për të dyja ekipet, për shkak të objektivit mbijetesë që kanë. Krutanët mbajnë vendin e shtatë me 31 pikë, 5 pikë më shumë se korçarët e vendit të nëntë. Për këtë arsye, ndeshja e sotme, do të vendosë shumë edhe për sezonin e dy skuadrave.
Pikërisht duke parë rëndësinë e madhe të ndeshjes, Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë, duke vendosur në stadiumin e Kamzës më shumë policë se herët e tjera, raporton panoramasport.
Siç mund të shihet edhe në videon e siguruar nga “Panorama Sport”, një numër i madh policësh qëndrojnë jashtë stadiumit, pak minuta para fillimit të ndeshjes.