Prishtina është lider i ri në elitën e futbollit të Kosovës. Prishtinasit si mysafirë shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Llapit nga Podujeva, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, padyshim se është i lumtur, për faktin se arriti në kreun e tabelës, që për shumëkënd është e pabesueshme, kur kihet parasysh se sa larg ishin me pikë në përfundim të vjeshtës, - 15 pikë nga kreu.
Për Prishtinën shënuan Mankenda (15’), Bekteshi (40’), John (63’) dhe për Llapin Aliu (18’).
Prishtina kryeson me 69 pikë, ka një më shumë se Drita dhe dy se Ballkani, ndërsa Llapi renditet në pozitën e pestë me 39 sosh.
Superliga e Kosovës
Drenica-Ballkani 2:1
Llapi-Prishtina 1:3
Drita-Feronikeli 3:1
Arbëria-Gjilani 3:4
Besa-Trepça '89 1:1
Tabela
1. Prishtina 32 21 6 5 56:20 69
2. Drita 32 20 8 4 52:26 68
3. Ballkani 32 21 4 7 67:34 67
4. Gjilani 32 12 11 9 34:32 47
5. Llapi 32 12 3 17 43:48 39
6. Drenica 32 9 11 12 28:40 38
7. Trepça ’89 32 10 6 16 31:45 36
8. Feronikeli 32 8 11 13 36:32 35
9. Arbëria 32 9 6 7 35:51 33
10. Besa 32 2 6 24 25:79 12
Në javën e ardhshme do të takohen: Besa-Prishtina. Feronikeli - Trepça '89, Gjilani-Drita, Drenica-Llapi dhe Ballkani - Arbëria.