Napoli si vendas dështoi, duke barazuar me rezultat 1:1 me Cagliarin.
Për Napolin shënoi Osimhen (13') dhe për Cagliarin Nandez (90+4').
Shqiptari Elseid Hysaj u paraqit standard, por me Napolin zhgënjyen.
Pas javës së 34-të në Serie A, napolitanët renditen në vend të 4-të me 67 pikë dhe Cagliari është i 16-ti me 32 sosh.
Atalanta barazon në udhëtim me 1:1 me Sassuolon.
Futbollisti Berat Gjimshiti u paraqit standard për Atalantën dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 78-të.
Për Sassuolon shënoi Berardi (52') dhe për Atalantën Gosens (32').
Nga minuta e 23-të, Gollini, portieri i Atalantës u përjashtua me karton të kuq. Atalanta është në vend të dytë me 69 pikë dhe Sassuolo renditet i 8-ti me 53 sosh.