Ajaxi, zyrtarisht kampion për herë të 35-të në histori

Futboll

Ajaxi, zyrtarisht kampion për herë të 35-të në histori

Më: 2 maj 2021 Në ora: 17:08
Ajaxi, zyrtarisht kampion për herë të 35-të në histori

Ajaxi i Amsterdamit matematikisht kampion i Eredivisie. “Harkëtarët” fituan 4-0 ndaj Emmen, duke e fituar për herë të 35-të trofeun më të rëndësishëm në Holandë, kur kanë mbetur edhe tri ndeshje për t’u zhvilluar.

Në fakt, skuadra e drejtuar nga Ten Hag priste thjesht matematikën, pasi para kësaj sfide kishte krijuar një distancë prej 12 pikësh me rivalin më të afërt, PSV-në, madje edhe sa i përket golaverazhit kishte avantazh të thellë, megjithatë zyrtarisht u shpall kampion në javën e 31-të.

Sa i përket sfidës me Emmen, golin e parë e realizoi Timber në minutën e 10-të, me pjesën e parë që u mbyll në epërsinë e vetëm një goli. Në fraksionin e dytë i çoi shifrat në 2-0 Haller, në minutën e 61-të, dhe pak minuta më vonë realizoi Rensch, ndërsa golin e rezultatit përfundimtar 4-0 e shënoi Klaasen.

Gara për vendin e dytë në Eredivisie, që jep mundësinë për të luajtur në Champions po zhvillohet mes PSV Endhovenit dhe Az Alkmaarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat