Kampionati 5×5 në fazën finale, ja skema për fazën play-off

Futboll

Kampionati 5×5 në fazën finale, ja skema për fazën play-off

Më: 2 maj 2021 Në ora: 17:29
Kampionati 5×5 në fazën finale, ja skema për fazën play-off

Kampionati Kombëtar i Futbollit 5×5, i cili zhvillohet për herë të parë nga Federata e Futbollit, me qëllim rritjen dhe masivizimin e lëvizjes futbollistike amatore për të apasionuarit e sportit më popullor për shqiptarët, ka arritur në fazën finale ku do të përcaktohen fituesit rajonal dhe ai kombëtar.

Kampionati ka përfunduar në Zonën e Korçës, me MFC Kalaja që ka fituar trofeun dhe ka siguruar vendin e saj në fazën play-off për fituesin kombëtar. Kompeticioni po luan dhe javën e fundit në Zonat e Tiranës, Elbasanit, Lezhës dhe Durrësit.

Zona e Tiranës, e cila ka edhe pjesëmarrjen më të madhe në rang kombëtar, me 50 skuadra të ndara në pesë grupe, ka një fazë play-off më specifike për të shpallur fituesin rajonal dhe përcaktimin e skuadrave që marrin pjesë në fazën finale që do të përcaktojë edhe fituesin kombëtar.

3 skuadrat e para të çdo grupi dhe e katërta më e mirë e grupeve do të formojnë 16 skuadrat që do të luajnë ndërmjet tyre në play-off, duke u ndeshur sipas skemës së mëposhtme.

Faza e 3-të do të ketë short të lirë për të përcaktuar gjysmëfinalistet që do të luajnë për trofeun e Zonës së Tiranës. 4 skuadrat gjysmëfinaliste të Zonës së Tiranës i bashkangjiten 4 fituesve të Zonave Rajonale të Durrësit, Elbasanit, Korçës dhe Lezhës për të diskutuar ndërmjet tyre skuadrën fituese të trofeut kombëtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat