Sokol Cikalleshi është “shndërruar” në “përbindëshin” e Koniasporit që është i aftë “të përpijë” kundërshtarin.
Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer në përballjen ndaj Karagumuk në fitoren e arritur në shifrat 5:1, duke shënuar tre gola dhe dhuruar një asist.
Por fatkeqësisht një prej golave të Cikalleshit do të anulohej me VAR.
Bëhet fjalë për realizimin e parë të takimit teksa arbitrat do ta anulonin realizimin e sulmuesit pasi e panë rastin me VAR.
Por pavarësisht këtij momenti Cikalleshi do të realizonte dy gola të tjerë dhe njëkohësisht dhuroi asist për lojtarin tjetër shqiptar te Koniaspori, Zymer Bytyqi.