Futbollisti i talentuar, Diar Vokrri, sot ka debutuar në fanellën e Llapit nga Podujeva, në përballje me Prishtinën, të cilën e fitoi skuadra nga kryeqyteti me rezultat 3:1.
Gazetari sportiv, Dalip Vokrri, ka paraqitur edhe një foto të 16-vjeçarit, që sot tregoi lojë të mirë.
“Debutoi Vokrri i ri!
Prishtina ka arritur që nga ‘Zahir Pajaziti’ të dalë me gjah të plotë (1:3).
Ishte një lojë e mirë ku dy ekipet patën raste të fusin në loje kuadrin e tyre.
Si Llapi ashtu edhe Prishtina gjatë tërë kohës magjepsen me lojë të hapur dhe angazhuese.
Në ekipin e Llapit debutoi i riu, 16-vjeçari Diar Vokrri, një talent që premton shumë. Referimi ishte i shkëlqyeshëm nga Mervan Bejtullahu”, ka shkruar Dalip Vokrri në profilin e tij në facebook.