Ndeshja nuk do të zhvillohet sot pas protestave të tifozëve dhe hyrjes së tyre në ambientet e stadiumit “Old Trafford”.
Derbi i javës 34 në Premier Ligën angleze mes Manchester United dhe Liverpoolit është anuluar, pasi “Djajtë e Kuq” janë duke protestuar në shenjë pakënaqësie ndaj pronarëve Glazers, përcjell KosovaPress.
Mësohet se për t’i larguar fansat nga ambientet e stadiumit, policia lokale ka përdorur edhe dhunë ndaj protestuesve, por ende situata nuk është në kontroll.
Nuk është bërë e ditur se kur do të zhvillohet ndeshja mes këtyre dy ekipeve.