Juventusi mezi fiton dhe në frymën e fundit, me rezultat 2:1 kundër Udineses vendase.
Cristiano Ronaldo është hero i ndeshjes, me dy golat që shënoi në dhjetë minutat e fundit.
Për Udinesen shënoi futbollisti Molina në minutën e 10-të dhe për Juven Ronaldo në atë të 83-tën dhe të 89-tën.
Pas javës së 34-të në Serie A, Juve zë vendin e tretë me 69 pikë dhe Udinese renditet në pozitën 11-të me 39 sosh.
Pikë të mëdha për Juven dhe trajnerin Pirlo, që po kalon në një situatë të palakmueshme.