AS Roma sonte do të kërkojë këndëlljen pas humbjes turpërurese që e pësoi në Ligën e Evropës në mesjavë. Roma do të përballet me Sampdorian në kuadër të Serie A, shkruan Insporti.com.
Në këtë ndeshje të vështirë nga minuta e parë për skuadrën nga kryeqyteti italian, do të jetë reprezentuesi shqiptar, Marash Kumbulla.
Kumbulla ka munguar disa javë për shkak të një lëndimi që e pësoi në grumbullimin e Kombëtares së Shqipërisë në muajin mars.
Roma do të kërkojë fitoren që të sigurojë pozitën e shtatë edhe më shumë, vend që ia siguron daljen në Ligën e Evropës në sezonin e ardhshëm.
Ndërsa, futbollistët e trajnerit Claudio Rainieri do të luajë për prestigj, pasi kanë siguruar mbijetesën dhe janë larg pozitave që dërgojnë në garat evropiane.
Formacionet zyrtare:
Sampdoria: Audero; Bereszynski, Tonelli, Colley, Augello; Damsgaard, Thorsby, Adrien Silva, Jankto; Verre; Gabbiadini.
Roma: Fuzato; Mancini, Smalling, Kumbulla; Peres, Villar, Cristante, Santon; Mkhitaryan; Dzeko, Mayoral.