Arsene wenger ka komentuar protestat e tifozëve të Manchester United në “Old Trafford” kundër familjes Glazer, që ka pronësin e klubit më të madh anglez, raporton Insporti.
Wenger në rolin e analistit në “beIN Sport” ka deklaruar se ajo çfarë kanë bërë tifozët e “Djajve të Kuq” është revulocion në futboll.
Ish trajneri I Arsenalit ka qenë kundër krijimit të një Superligë Evropiane, madje ai krijimin e një ligë të mbyllur me klubet e mëdha e kishte parashikuar në vitin 2009 sa ishte trajner aktiv në klubin londinez.
Protestat e mëdha të tifozëve të Manchester United, bënë që ndeshja derbi me Liverpoolin e paraparë që të zhvillohej sot nga ora 17:30 në kuadër të Premier Ligës të anulohet për shkaqe të sigurisë.