Roma dëshpëron keq në Genoa, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Sampdoria.
Romakët pritej të paktën të dalin me rezultat pozitiv, por si duket humbja me 6:2 nga Manchester Utd në Europa League, ka ndikuar shumë dhe ende nuk po këndellen.
Golat i shënuan Ad. Silva (45') e Jankto (66').
Roma renditet në vend të shtatë me 55 pikë dhe Sampdoria në të nëntin me 45 sosh pas 34 jave në Serie A.
Duhet theksuar, në minutën e 72-të futbollisti Edin Dezko nuk shënoi nga penalltia, për të ngushtuar humbjen e Romës.