Trajneri i njohur, Afrim Tovërlani ka komentuar ekipin e Ballkanit dhe humbjen e tyre ndaj Drenicës.
Ballkani ka humbur në udhëtim ndaj Drenicës me rezultatin 2-1.
Kreshnik Uka dhe Santos shënuan për Drenicën, kurse Mevlan Zeka për Ballkanin.
“Asnjëri nga futbollistët e dëshmuar: Gripshi, Daku, Baftiu, Hoxha, kanë bërë shumë pak për të arritur tre pikët”.
“Mendoj që kohët e fundit, me aq sa e kam përcjell them se disa nga futbollistët e tyre të luajnë më shumë në mënyrë individuale se sa ekipore”.
“Është e pafalshme që një skuadër që lufton për titull të pësojë kaq shumë gola”, tha Afrim Tovlërlani në emisionin Dueli Sportiv.