Milan kërkon sulmuesin anglez!
Milani ka shprehur interesim për sulmuesin e Chelseat, Tammy Abraham.
Sulmuesi anglez do të largohet në fund të sezonit nga londinezët pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e ofruar nga trajneri Thomas Tuchel.
Chelsea për ta liruar sulmuesin po kërkon rreth 40 milionë euro. Drejtuesit e Milanit thuhet se kanë kontaktuar krerët e klubit anglez për të nisur negociatat.