Sulmuesi belg nuk dëshiron të largohet nga Serie A.
Sulmuesi Romelu Lukaku nuk po planifikon që të largohet nga skuadra e Interit këtë verë, pas suksesit të klubit në ngritjen e titullit të Serie A, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Belgu ka treguar se është shumë krenar që është lojtar i Interit, dhe tani raportohet se do të qëndroj edhe sezonin e ardhshëm në Itali, pavarësisht interesimit të madh të shumë klubeve evropiane, përcjell KosovaPress.
Këtë sezon, Lukaku e ka ndihmuar Interin drejt titullit të 19 në histori të Serie A, ku brenda 41 ndeshjeve, ai ka regjistruar 27 gola dhe nëntë asistime.
Interesim serioz për shërbimet e belgut ka shprehur ish-skuadra e tij Chelsea, ku trajneri Thomas Tuchel thuhet se është admirues i madh i sulmuesit 27 vjeçar, dhe nëse dëshiron që ta transferoj atë këtë sezon, duhet të paguaj dëmshpërblim prej 90 milionë eurosh.