Daniele Orsato do ta gjykojë ndeshjen Chelsea-Real Madrid

Futboll

Daniele Orsato do ta gjykojë ndeshjen Chelsea-Real Madrid

Më: 3 maj 2021 Në ora: 13:52
Daniele Orsato

UEFA e ka caktuar Daniele Orsaton si gjyqtar kryesor për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve mes Chelseat dhe Real Madridit.

Chelsea e pret Real Madridit të mërkurën në orën 21:00 në Stamford Bridge.

Të kaltrit e Londrës siguruan rezultat pozitiv 1:1 nga ndeshja e parë në Madrid javën e kaluar.

Alessandro Giallatini dhe Fabiano Preti do të jenë ndihmësit e Orsatos, derisa Massimiliano Irrati do të jetë në dhomën e VAR-it. Davide Massa do të jetë gjyqtar i katërt.

Orsato u shpall gjyqtari më i mirë në botë në vitin 2020 dhe i ka gjykuar katër ndeshje në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

45-vjeçari nuk e ka gjykuar asnjë ndeshje të Real Madridit këtë sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat