Atletico Madrid ka provuar të nënshkruajë me yllin e rivalit lokal, Real Madrid, Lucas Vazquez, por oferta është refuzuar nga spanjolli.
Sipas AS, Vazquez ka hedhur poshtë mundësinë të përfaqësojë Atleticon shkaku i dashurisë së madhe për “Los Blancos”.
29-vjeçari shpreson të nënshkruajë rinovimin me Madridin dhe në rast që nuk arrihet marrëveshjes, atëherë ka vendosur t’i bashkohet Milanit.
“Rossonerët” i kanë prezantuar me shumë se një ofertë serioze dhe opsioni për kalimin në Seria A e ka bindur lojtarin.
Në rinovimin e Vazquez, rëndësi ka edhe e ardhmja e Sergio Ramos. Lidhja mes dy lojtarëve është vërtetë e mirë dhe në rast që kapiteni largohet, atëherë me shumë gjasa destinacioni i radhës për Vazquez do jetë kalimi te shtatë herë kampioni i Evropës.