Ish-futbollisti i Shqipërisë, Ervin Skela është emëruar trajner i Eintracht Frankfurt U17.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman, duke njoftuar se ish-futbollisti shqiptar do të jetë në drejtim të U17 deri në qershorin e vitit të ardhshëm
“Ervini e njeh klubin mirë dhe ka marrë shumë përvojë gjatë viteve këtu tek Eintrachti. Ai ka dëshmuar se mund ta bartë përvojën e tij profesionale te lojtarët e rinj”, ka thënë Andreas Moeller, duke vazhduar:
“Jemi shumë të lumtur që Ervini tashmë po e bën hapin e radhës si trajner me përgjegjësinë kryesore për të punuar me ekipin U17”.
Skela në këtë pozitë e ka zëvendësuar ish-trajnerin, Sandro Stuppian. Ndërsa me parë 44 vjeçari ka qenë edhe ndihmës-trajneri i kësaj gjenerate.
Kujtojmë që futbollisti me prejardhje nga Vlora ka qenë edhe futbollist i Frankfurtit nga viti 2001 deri në atë 2004 dhe në këtë periudh tre vjeçare ka pasur 92 paraqitje duke shënuar 26 gola.
Ish-mesfushori shqiptar në akademinë e Frankfurtit punon që nga viti 2015, kurse në 2019 ka marrë edhe licensën e trajnerit.