Sot u zhvilluan dy ndeshje të javës së 26-të në Ligën e Dytë të Kosovës.
Në Gjilan, Sharri ka arritur fitore të thellë ndaj Galaksisë me rezultat 4-0.
Siç njofton faqja zyrtare e KF Sharrit, kjo fitore e thellë u arrit edhe pse futbollistët ishin agjërueshëm.
Andaj, Kryesia e klubit, pas rikthimit në shtëpi shtroi iftar për lojtarët të cilë u angazhuan maksimalisht në këtë ndeshje.
“Kryesia e FC SHARRI shtron iftarë për lojtarët që edhe sot me agjërim u kthyen në shtëpi me +3 pikë nga Gjilani.URIME FITORJA DJEM. FC SHARRI është i juaji”, thuhet në postimin e KF Sharrit në faqen zyrtare.