​Tottenham pritet të bëjë ofertë për Aarons

Futboll

​Tottenham pritet të bëjë ofertë për Aarons

Më: 3 maj 2021 Në ora: 21:00
Max Aarons

Klubi londinez në kërkim të një mbrojtësi të djathtë.

Tottenham Hotspur pritet që të bëj një ofertë në verë drejt Norwich Cityt për mbrojtësin e tyre të krahut të djathtë, Max Aarons, raporton “Football Insider”.

“Kanarinat” janë të hapur rreth shitjes së 21-vjeçarit për 36 milionë euro gjatë afatit kalimtar veror.

Aarons ka qenë i lidhur gjithashtu edhe me një transferim te skuadra e Evertonit, por Tottenhami si duket dëshirojnë që ta fitojnë garën për të siguruar shërbimet e tij.

Këtë sezon, në Kampionatin e Parë anglez, Aarons ka bërë 44 paraqitje, duke regjistruar dy gola dhe katër asistime për skuadrën e Norwichit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat