“Luanët” janë duke e kryesuar garën për shërbimet e sulmuesit anglez.
Skuadra angleze Aston Villa është duke e kryesuar garën për sulmuesin e Chelseat Tammy Abraham, raporton “Football Insider”.
Krerët e “Luanëve” thuhet se janë duke e përgatitur një ofertë prej 46 milionë eurosh për shërbimet e sulmuesit anglez që ta përforcojnë më shumë repartin e sulmit.
Abraham nuk do të jetë më në planet e Chelseat, ku tani po raportohet se trajneri i “Bluve” Thomas Tuchel po synon ta transferojë Lukaku ose Haaland, kështu duke nënkuptuar që sulmuesi 23-vjeçar mund të largohet nga “Stamford Bridge” këtë verë.