Mbrojtësi francez nuk do të paraqitet në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër “bluve” në “Stamford Bridge”.
Gjiganti spanjoll Real Madrid ka bërë të ditur sot që Raphael Varane nuk do të luajë në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Chelseat, pas një lëndimi në muskul.
“Pasi përfunduan testet mjekësore nga stafi mjekësor i Real Madridit, diagnoza në fund është që lojtari ka pësuar një lëndim në muskulin e këmbës së djathtë”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit madrilen.
Varane do t’iu nënshtrohet edhe disa testeve të tjera në Madrid, ndërsa spekulohet se ai mund të mungojë 10 ditë.