Menaxhmenti i ekipt Al Sadd nuk po e mendon t’ia rinovojë kontratën trajnerit të tyre, Xavi Hernandez në fund të sezonit.
Kështu po raporton media e Katarit, Alkas Channel.
Ditë më parë qarkulluan lajme që bordi i Barcelonës ka vënë kontaktet me ish-yllin e tyre, Xavin për stolin e katalonasve.
Në rast se Barcelona nuk e fiton titullin, Ronald Koeman do ta humbte vendin e tij të punës dhe nëse Xavi nuk rinovon me Al Sadd, do të vinte si trajner te skuadra që fitoi gjithçka si lojtar.