Akoma nuk ka mbaruar sezoni 2020/2021, mirëpo klubet i kanë të gatshme planet për edicionin e ardhshëm.
Ndër to janë edhe fanellat e reja të cilat do t’i veshin futbollistët gjatë ndeshjeve të futbollit.
Footy Headlines i ka publikuar disa pamje të fanellës së tretë të Milanit për sezonin 2021/2022.
Është një fanellë e dizajnuar nga Puma, në të cilën dominon ngjyra e zezë, porse janë prezentë ngjyrat e kuq.
Stema e zakonshme në anën e majtë mungon, ndërsa emri i klubit është i shkruar me shkronja të mëdha në mes.
“Stema jote mund të ndryshojë me kalimin e kohës, por është emri yt që lë trashëgimi”, kjo është motoja, në të cilën është bazuar Puma për dizajnin e ri të fanellës së tretë të Rossonerëve.
