Sonte (e martë) do zhvillohet derbi mes Manchester Cityt dhe PSG-së, e vlefshme për ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë mes dy gjigantëve përfundoi me rezultat 1 – 2 në të mirë të klubit anglez në “Parkun e Princave”.
Andaj, City synon vetëm rezultat pozitiv që të kualifikohet në finale, derisa PSG-ja do mundohet të bëjë përmbysjen.
Dy skuadrat në konferencë për shtyp ishin optimist se do prekin finalen.
Takimi nis në ora 21:00.