Memphis Depay ishte në Barcelonë javën e kaluar për të kërkuar shtëpi banimi, midis thashethemeve se mund t’i bashkohet Barcelonës në verë.
Sulmuesi i Lyonit është njëra prej dëshirave më të mëdha të trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman, i cili u përpoq ta sillte bashkatdhetarin e vet në Camp Nou edhe verën e kaluar.
Barça e sheh afrimin e tij edhe si mundësi të mirë financiare, duke e parë moshën e tij, dhe faktin se marrëveshja e 27-vjeçrit me Lyonin mbaron në qershor të këtij viti.
Kjo nënkupton se klubi që e afron holandezin nuk ka nevojë të paguajë për shërbimet e tij, përveç ndonjë bonusi dhe pagës vjetore.
Sipas gazetës së afërt me Barçën, Depay e vizitoi Barcelonën të mërkurën e kaluar për ta kërkuar një shtëpi banimi.
Ai ishte shoqëruar nga një grup miqsh dhe familjarësh.