Finalja e Ligës së Evropës që zhvillohet në Poloni këtë muaj do jetë me 9 mijë e 500 spektatorë.
UEFA e ka konfirmuar se 25 për qind e stadiumit do mbushet.
Dy klubet do kenë nga 2 mijë tiketa secila për tifozët e tyre.
Publiku gjeneral gjithashtu do këtë 2 mijë tiketa, derisa 3 mijë e 500 të mbeturat do jenë për komitetin organizues, UEFA-në dhe disa partnerë të tjerë.
Manchester United me një ‘këmbë’ është në finale pas fitores së thellë ndaj Romës 6 – 2, derisa Villarreal ka mposhtur Arsenalin në ndeshjen e parë me rezultat 2 – 1.
Emrat e dy skuadrave që do kualifikohen në finale do mësohen këtë të enjte.