Sonte zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale e UEFA Champions League mes Manchester Cityt dhe PSG-së.
Ndeshjen e parë e luajtur në Paris, skuadra e Pep Guardilas arriti të fitonte me rezultatin 2-1.
Sa i përket formacioneve të mundshme, për Mancheser City-n nuk pritet të këtë mëdyshje, me Pep që kohët e fundit po luan pa një sulmues “pykë” të mirëfilltë.
Ndërsa për “parisienëve” në mëdyshje është nisja nga minuta e parë e Mbappes i cili edhe pse ka udhëtuar me skuadrën nuk duket të jetë në formën e tij optimale pas dëmtimit në ndeshjen e fundit në kampionat.
Formacionet e mundshme:
Manchester City: Ederson, Ëalker, Stones, Dias, Zinchenko, Silva, Rodrigo, Gundogan, Mahrez, Bruyne, Foden
PSG: Navas, Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Bakker, Herreira, Paredes, Di Maria, Verratti, Neymar, Icardi.