Adriano, “perandori”, u përlot kështu nën përqafimin e nënës, pasi mori lajmin. Ai do t’i bashkohet xhiros së famës së “Maracana”, event që mbledh ekipin e më të mëdhenjve të futbollit brazilian.
Ish-sulmuesi i Interit dhe Romës, sot 39-vjeç, është përzgjedhur të lërë gjurmët e tij në stadiumin legjendar të Rio de Janiero, por ceremonia do të zhvillohet vetëm kur situata e pandemisë të përmirësohet, sepse duhet prania fizike në objekt.
Ishte vetë Adriano, ai që e publikoi lajmin përmes një postimi në Instagram.
Duket qartë se e përjetoi me shumë emocione dhe lotë si lajm, me nënën e tij, të përqafuar së bashku. “Jam super i lumtur. Sa do doja që babai im të ishte këtu për ta parë”, – shkroi ish-sulmuesi i fuqishëm, i cili e ka humbur të atin prej vitesh. Ky është futbolli, këto janë emocione vërtet të forta.