Marcelo Bielsa po mban pezull Leeds United.
Trajneri argjentinas ende nuk është shprehur madje ka shmangur pyetjet e vazhdueshme për rinovimin e kontratës që është objektivi i madh i presidentit, Andrea Radrizzani.
Bielsa gjithmonë ka zgjatur me nga një vit kontratat në çdo klub që ka punuar dhe sipas shtypit anglez, çelësi për ta mbajtur sërish në “Elland Road” do të jenë blerjet në merkato.
Bielsa kërkon garanci për të afruar lojtarët që ai dëshiron gjatë verës edhe pse duhen pritur 2 javët e fundit të Premier League që ai të takohet me drejtuesit dhe të vendosë pikat mbi “I”.