Torino dje arriti fitore të madhe në luftë për mbijetesë ndaj Parmës me rezultat minimal 1:0.
Ishte Mërgim Vojvoda që shënoi golin e fitores në minutën e 63-të dhe njëherit të parin për klubin italian.
Pas këtij goli, ka ardhur edhe reagimi i futbollistit i Kosovës.
“Çfarë kënaqësie të shënosh golin tim të parë për Torinon. Le të vazhdojmë. Elhamdulilah” – shkroi Vojvoda në profilin e tij në Facebook.