Ansu fati ka pasur një sezon shumë të pafat me Barcelonën. Talenti i katalanasve dëmtoi meniskun e gjurit të majtë në muajin nëntor në nëj sfidë ndaj Betis.
Por, kur mendohej se 18-vjeçari do të shmangte ndërhyrjen kirurgjikale, dhimbjet e detyruan të operohej në muajin janar.
Por, vuajtjet e sulmuesit nuk kanë të përfunduar, pasi gjuri ka ende nevojë për një tjetër ndërhyrje kirurgjikale.
Ajo do të kryhet ditën e enjte, ndërsa ende nuk mund të flitet për kohët e rikuperimit. Fati me siguri do të dojë përsëri edhe disa muaj pushim, ndërsa vetëm sezoni i ri mund ta gjejë në fushë.
Gjithsesi, te katalanasit tashmë të gjithë janë të fokusuar te rikuperimi i plotë i problemit në gju, në mënyrë që lojtari të mos ketë probleme në të ardhmen.