Sulmuesi holandez, Memphis Depay prej kohësh është shprehur se dëshiron të luajë për një skuadër të madhe, duke lënë nënkuptohet se Barcelona do të jetë destinacioni i ardhshëm, përcjell Insporti.
Dihet se Depay do të largohet nga Lyoni si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni.
Sipas asaj që raporton “Mundo Derportivo”, 27-vjeçari holandez është parë në Barcelonës, aty ku tashmë ka blerë shtëpi dhe është gati të vendoset.
Ish-futbollisti i Manchester United ka blerë shtëpi në lagjen Pedrables, në një zonë që është e banuar vetëm me persona të pasur.