Vjen lajmi i shumë pritur për skuadrën e Kukësit, klubi njofton se kur do të luajnë në stadiumin e ri!
Faqja zyrtare e skuadrës së Kukësit nëpërmjet një postimi ka lajmëruar ecurinë e punimeve për stadiumin e ri teksa shprehen se sezonin tjetër do të rikthehen të luajnë në impiantin e tyre.
Gjithashtu faqja e verilindorëve shkruan se tapeti do të jetë natyral dhe kanë mbetur për tu vendosur vetëm stolat dhe impianti i ndriçimit.
Postimi i faqes së Kukësit
Punimet ne stadiumin e qytetit po vijojne me ritme te larta dhe brenda pak kohesh, do te jete gati per te pritur ekipin pas shume kohesh mungese.
Aktualisht eshte bere porosia per tapetin i cili do te jete 100% natyral, nderkohe qe jane porositur edhe stolat dhe impianti i ndricimit.
Me ritme te kenaqeshme ka ecur edhe puna ne tribunen pas porte e cila ka nisur me vonese krahasuar me pjesen tjeter te stadiumit. tribuna ka nisur te marre formen dhe brenda pak kohesh, do te jete gati.
E sigurt eshte qe Kukesi e nis sezonin e ri ne stadiumin e ri aty ku rikthehemi me synime te qarta.