Elseid Hysaj do tregojë me krenari origjinën, bën tatuazh shqiponjën që e identifikon!
Elseid Hysaj ka bërë një tatuazh të ri në këmbën e majtë.
Mbrojtësi shkodran ka përjetësuar shqiponjën për të treguar me krenari origjinën e tij se prej nga vjen. Flitet për shpendin që identifikon kombin shqiptar dhe realizimi është i nivelit më të lartë.
Tashmë shqiponja pritet që të vrapojë në Spanjë me stemën e Atletiko Madridit. Shanset janë të mëdha që Hysaj të ndërrojë ambient për të provuar një aventurë krejtësisht të re jashtë Italisë.