De Vrij kujton zhgënjimin e madh tek Interi

Futboll

De Vrij kujton zhgënjimin e madh tek Interi

Më: 4 maj 2021 Në ora: 17:50
De Vrij kujton zhgënjimin e madh tek Interi

“Humbja në atë finale ka qenë një zhgënjim i madh, por mendoj se në fund na ka ndihmuar të hedhim hapin pasues”.

Në intervistën e dhënë për Sportwereld, Stefan De Vrij është kthyer të flasë për finalen e Europa League të humbur në fundin e sezonit të kaluar.

“Kemi bërë disa hapa përpara në këtë sezon. Ky Inter është më i qëndrueshëm, ka një unitet të pabesueshëm”, ka shpjeguar mbrojtësi holandez.

“Sezonin e kaluar kemi humbur ndeshje në minutat e fundit, gjë që ka ndodhur shumë rrallë në këtë sezon. Ky ka qenë një sezon i madh. Pas karantinës, kemi përfunduar në fillim Serinë A, më pas kemi luajtur finalen e Europa League në Gjermani dhe menjëherë ka nisur kampionati i ri”.

“Kam luajtur më shumë se 60 ndeshje nga qershori, por nuk e ndiej akoma lodhjen. Kam humbur edhe disa ndeshje për shkak të virusit, kam humbur nuhatjen dhe shijen. Fatmirësisht, e kam rimarrë veten shumë shpejt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat