Komisioni i Garave i Superligës në mbledhjen e mbajtur sot ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Pas shqyrtimit të të gjitha fakteve, Komisioni i Garave ka hapur inicim disiplinor për trajnerin e Trepçës ’89, Shpëtim Idrizin.
Idrizi kishte shpërthyer pas ndeshjes me Besën (1:1), duke akuzuar gjyqtarin kryesor Genc Nuzën.
Vendimi i plotë nga Komisoni i Garave:
INICIM DISIPLINOR
–ndaj trajnerit të FC Trepça ’89, Shpëtim Idrizi, me nr ID 000934M81; motivi: Në pronocim për media, akuzon gjyqtarët për epilogun e ndeshjes Trepça’89 – Besa”.
Mbetet të shihet nëse do të ketë dënim pë kryetrajnerin e mitrovicasve, apo vetëm vërejtje të fundit.